Tahiri nis fushatën dhe sfidon Idrizin: Hajde kandido përballë meje

Vlora

Tahiri nis fushatën dhe sfidon Idrizin: Hajde kandido përballë meje

Më: 6 mars 2017 Në ora: 15:53
Dashamir Tahiri

Ish-deputeti Dashamir Tahiri të cilit iu hoq mandati nga KQZ ka çelur fushatën elektorale për zgjedhjet.  Ai akuzohet se ka fshehur dënimet në kuadër të ligjit të dekriminalizimit dhe ndërsa e ka apeluar këtë vendim ka nisur fushatën.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Tahiri ka sfiduar Shpëtim Idrizin të cilin e fton të kandidojë përballë tij në Vlorë.

Mesazhi i Dashamir Tahirit:

“Fushata ime filloi, Shpëtim Idrizi,të sfidoj të kandidosh në qarkun tim përballë meje.

Në muajin simbol të femrës, sot së bashku me nënat, motrat, vajzat dhe gratë çame, kemi çelur fushatën elektorale. Në një atmosferë festive ku morën pjesë qindra zonja dhe zonjusha nga qyteti i Vlorës kam startuar fushatën time si kandidat i një force politike, e cila ka qëndruar gjithmonë besnike Partisë Demokratike.

Vendimi i drejtë i dhënë nga ana e gjykatës për lejimin e rikandidimit, është mirëpritur nga ana e mijëra qytetarëve çam, ku zonjat e komunitetit tonë e dëshmuan në festën e tyre.

Gjatë aktivitetit ditën e sotme, zonjat e pranishme dhanë mbështetjen e tyre maksimale ndaj të djathtës dhe të gjithë simpatizantëve dhe drejtuesve të Partisë Demokratike si dhe forcave aleate se janë me ta në këtë moment vendimtar të vendosur në "Çadrën e Lirisë".

Në këtë rikandidim ku qëllimi kryesor është ai i zgjidhjes së çështjes Çame, sfidoj njeriun që e ktheu këtë çështje në interes së pazareve të tij personale,"çamit të ngelur në tentative", Shpëtim Idrizi, të mbaj fjalën e dhënë dhe të kandidoj përballë meje, në qarkun tim.

Sot mesazhi i grave çame është i qartë "Partia Demokratike dhe aleatët e saj, janë të vetmet forca që kanë luftuar për ti dhënë dhe do ti japin zgjidhje kauzës tonë për Çamërinë", ka shkruar Tahiri.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat