Trafiku i hashashit, 20 të mbytur në Vlorë në vetëm pak muaj

Vlora

Trafiku i hashashit, 20 të mbytur në Vlorë në vetëm pak muaj

Më: 25 mars 2017 Në ora: 13:46
Vlora

Një fenomen i frikshëm po konsumohet prej muaj në ujërat e Adriatikut dhe fatkeqët duket se janë kryesisht të rinjtë vlonjat. Në një postim të tij, ish kryeministri Berisha citon qytetarin dixhital i cili bën me dije se kohët e fundit mbi 20 djem duket se janë mbytur në Vlorë, dy prej të cilëve vetëm0 në ditët e fundit nga i njëjti fshat u mbyten me skaf droge.

“Kjo është dhurata që Edvin Kristaq Rama i bëri Vlorës duke e shëndrruar Shqipërinë në Kanabistan”- e komenton ish kryeministri Berisha këtë fenomen tejet tragjik.

Më tej Berisha poston të plotë edhe denoncimin e qytetarit dixhital nga Vlora i cili shkruan: “Pershendetj, doja tju thoja per mbytjet ne dete kohet e fundit qe jane bere rutin e perditshme ketu ne vlore dhe per fate te keq sflet asnje perse ndodhin pasojat kush jane , dy ne ditet e fundit me skafe droge dhe nga i njejti fshat nga Gjormit, dhe flitet se jane mbi 20 djem qe te humbur pa andres, vlora mba syte nga deti pret djemte, fatkeqesi fatekeqesi, e jo nga turizmi,, ju lutem bejeni publike!".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat