Arsyet pse LSI u largua nga mbledhja e Këshillit Bashkiak: Nuk bëhemi pjesë e sjelljes arrogante

Vlora

Arsyet pse LSI u largua nga mbledhja e Këshillit Bashkiak: Nuk bëhemi pjesë e sjelljes arrogante

Më: 11 prill 2017 Në ora: 15:01
Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Këshilltarët e Partisë Socialiste në Bashkinë e Vlorës kërkuan sot shkarkimin e kreut të këshillit të qarkut Sadrit Danaj. Në fillim të seancës, kryetari i bashkisë Dritan Leli kërkoi që në rendin e ditës të futet kërkesa për mocion mosbesimi ndaj kryetarit aktual.

Por këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Bashkiak në Vlorë kanë shprehur rezerva për procedurën e ndjekur. Këshilltarët e LSI thanë se nuk janë njohur me kërkesën për mocion.

“LSI nuk bëhet pjesë e një procesi që cenon rregulloren e Këshillit të Qarkut dhe ligjshmërinë e procesit. Nuk ka rëndësi emrat për të cilët diskutohet, rëndësi ka procesi dhe zbatimi i rregullores. Ne nuk bëhemi pjese e një sjellje arrogante”,- janë shprehur gjatë mbledhjes Këshilltarët e LSI.

Një tjetër kritikë e LSI për procesin lidhej me faktin se këshilltarët nuk janë njohur me dokumentacionin e plotë të mbledhjes. “Materiali ka ardhur jashtë rendit të ditës dhe nuk është respektuar rregullorja”,- tha përfaqësuesit e LSI në Këshillin Bashkiak.

Në këtë situatë, përfaqësuesit e LSI kanë thënë se mocioni për votëbesim duhet të bëhet mbledhjen radhës ose në të kundër do të braktisin mbledhjen e sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat