Lufta kundër trafikut të drogës, policia sekuestron dy gomone në Vlorë

Vlora

Lufta kundër trafikut të drogës, policia sekuestron dy gomone në Vlorë

Më: 15 maj 2017 Në ora: 19:18
Policia sekuestron dy gomone në Vlorë

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me policinë Kufitare kanë bërë të mundur ditën e djeshme sekuestrimin e 2 mjete lundruese.

Siç bën me dije policia e Vlorës, rreth orës 11:00, në lagjen "11 Janari" brenda në një ish-magazinë pranë zonës së quajtur "Pusi i Mezinit", është konstatuar një mjet lundrues tip "Gomone" me gjatësi 7.8 m dhe gjërësi 2.9 m, me 2 motora të markës "Merkuri" dhe "Suzuki".

Materialet u referuan në Prokurorinë e Shkallës së Parë Vlorë ndaj shtetasit K.Xh., për veprat penale "Mosdeklarimi i zotërimit dhe mbajtjes" dhe "Mungesa e matrikullimit ose regjistrimit".

Po ashtu, rreth orës 13:00, në zonën e Dhërmiut, rreth 2.5 milje larg bregut të detit, është konstatuar një mjet lundrues tip "Skaf plastik", me gjatësi 6 m dhe gjërësi 2.1 m, me 1 motor të markës "Yamaha", i cili u gjet i ndezur por pa persona në bord.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale "Mungesa e matrikullimit ose regjistrimit".

Nga hetimet dyshohet se dy mjetet lundruese mund të përdoreshin për trafikimin e lëndëve narkotike me destinacion drejt shtetit Italian.

Policia e Vlorës thotë se vijojnë kontrollet e territorit tokësor dhe ujor me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë veprimtari kriminale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat