Momenti kur familjarët mësuan vdekjen e drejtorit të OSHEE

Vlora

Momenti kur familjarët mësuan vdekjen e drejtorit të OSHEE

Më: 25 maj 2017 Në ora: 12:35
Atentati në Vlorë

Kreu i OSHEE në Vlorë, Roland Saliu dhe biznesmeni Erven Hyseni janë vrarë me kallashnikov në kohën kur ndodheshin në lokalin e këtij të fundit, në “Sheshin e Flamurit” . Policia gjeti pak minuta më vonë makinën e braktisur të të dy autorëve. Dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë viktima Hyseni.

Drejtori i OSHEE në Vlorë, Roland Saliu dhe nje biznesmen nga Vlora ishin ulur në tavolina ngjitur në lokalin që u sulmua me kallashnikov.

Ngjarja tronditi qytetarët që ndodheshin të “Sheshi i Flamurit”.

Autorët që lëviznin me një automjet mendohet se ishin dy persona të maskuar. Nga të shtënat me armë gjeti vdekjen në vend funksionari i lartë Roland Saliu.

Disa nga familjarët e tij ndodheshin në lokal.

I plagosur mbeti Erven Hyseni, pronar i lokalit, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatoreve. Ai mbijetoi vetëm për pak minuta pasi ndërroi jetë në spitalin rajonal të Vlorës.

Vrasësit u larguan nga vendngjarja dhe në fshatin Panaja braktisën mjetin e tyre. Policia e gjeti të djegur makinen tip BMW me targa  AA 348 PO.

Menjëherë u sekuestruan pamjet e kamerave të sigurisë të biznesve pranë vendit ku ndodhi krimi me synimin për të identifikuar autorët. Policia shoqëroi në komisariat  disa klientë dhe personelin e lokalit për ti marrë në pyetje si dëshmitarë të ngjarjes.

Policia po heton për të kaluarën e Erven Hysenit i cili dyshohet si objektiv i atentatit. Ai ka në pronësi të tij një televizion lokal, një hotel dhe lokalin ku humbi jetën.

Para vitit 2000, Hyseni ka jetuar në emigracion. Bizsnesmeni nga Vlora mësohet se është i afërm i një prej viktimave të masakrës së Çoles, ngjarje e ndodhur në 7 prill 2015. Një pistë tjetër që po hetohet është edhe ajo e hakmarrjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat