Katër plazhe në Vlorë rezultojnë me ujë të ndotur

Vlora

Katër plazhe në Vlorë rezultojnë me ujë të ndotur

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 13:35
Plazhe Vlorë

Plazhi Vjetër dhe ai në afërsi të portit të Petroliferës  listohen ndër zonat më  ndotura në vijën bregdetare të Vlorës,  kjo në përfundim të monitorimit të ujrave detare të ndërmarrë nga Drejtoria e Shëndetit Publik.

Sipas shefit të higjenës në Drejtorinë e Shëndetit Publik të Vlorës, Hasan Cufe, në këto plazhe ka ndotje mbi normat, megjithatë këto zona nuk janë shumë të frekuentuara. Plazhe të tjera të ndotura listohen edhe ato nga Skela në Ujin e Ftohtë, por situata aty është përmirësuar pas investimit në rrjetin e kanalzimeve nëntokësore , çka ka disiplinuar derdhjen e ujrave të zeza në det.

Hasan Cufe: “Është një pikë në port që ka derdheje të ujrave të zeza kurse në zonën e plazhit të ri që fillon nga Skela deri në Ujin e Ftohë ka një përmirësim të dukshëm të detit.”

Sipas shefit të higjenës, bizneset që operojnë përgjatë vijës bregdetare kanë detyrim pastrimin por edhe janë përgjegjës të drejtpërdrejt në rast se konstatohet  ndotje në ujrat detare.

Edhe më heret këto zona janë listuar në  hotspotet e plazheve të ndotura në Shqipëri në një raport vjetor të Institutit të Shëndetit Publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat