Pas 15 ditësh, mbërrin në portin e Vlorës trageti i linjës Vlorë –Brindizi

Vlora

Pas 15 ditësh, mbërrin në portin e Vlorës trageti i linjës Vlorë –Brindizi

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Pas 15 ditësh mbërrin në portin e Vlorës trageti i linjës Vlorë-Brindizi.

Drejtori i portit, Admir Malaj, u shpreh se mungesa e tragetit ka penalizuar punën në biznese, doganë dhe pasagjerët.

Sipas Malajt, ndaj operatorit janë marrë masa administrative në bazë të kontratës me të. 

Malaj tha se po mendohet futja e një trageti tjetër, pasi fluksi i turistëve e bën të domosdoshme, ndërsa kanë nisur punimet për ndërtimin e terminalit të portit e cila do të jetë më e madhe se ai ekzistues.  Ky investim i portit kap shifrën e 2.5 miliardë lekeve të vjetra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat