Rama në Vlorë, flet për rritjen e pensioneve, Policinë e Shtetit dhe reformën në arsim

Vlora

Rama në Vlorë, flet për rritjen e pensioneve, Policinë e Shtetit dhe reformën në arsim

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 12:07
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka pasur një takim ditën e stome me pensionistë në Vlorës, ku nga aty ai ka folur reformën e pensioneve dhe të Policinë së Shtetit.

“Vlorë, me pensionistët dhe veteranët për sa shumë kemi bërë në këto 44 muaj për të mbështetur shtresat më në nevojë dhe sa shumë më shumë do të bëjmë në 4 vitet që vijnë. Me reformën e pensioneve shpëtuam sistemin nga kolapsi dhe rritëm pensionet deri në 40%. 6600 veteranë të luftës përfituan rritje me 16% të pensionit të tyre dhe 5 mijë gjyshe e gjyshër të përjashtuar nga skema deri më 2013, sot përfitojnë pensionin social. Në 4 vitet që vijnë pensionet do vijojnë të rriten dhe çdo fundvit, pensionistët do të marrin një shpërblim deri në 100 mijë lekë. Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur mirëqenien si asnjëherë më parë. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë.”, - thotë Rama.

Duke folur për reformën në Policinë e Shteti, Rama u shpreh se policia që po ndërtojmë do jetë me standarde europiane.

“Të mos guxojë një deputet të kërkojë emërime të policëve në Policinë e Shteti. Dhe asnjë parti nuk do ta dëgjojë këtë punë. Policia e Shteti do të jetë për nga niveli si në Evropë dhe do ta bëjmë. Nuk e besonte njeri. Sa do është baltosur, është ama që nga viti 19991 Policia e Shtetit  me e mirë, dhe këtë nuk e mohon njeri. Nuk është më ligj që çdo makinë duhet të ndalojë para policit për të dhënë ryshfet. Vetëm këtë vit kemi mbi 100 shoferë të arrestuar nga policia rrugore për ryshfet.”, tha Rama.

Ndërsa, lidhur me arsimin, kreu i qeverisë tha kemi hedhur bazat për një arsim të depolitizuar, pasi janë hequr emërimet politike.

“Pse në arsim themi se kemi vënë një bazë që mbi të të ndërtojmë themelet e arsimit shqiptarë? Sepse hoqëm emërimet politike. Mësues është mësues, nuk është leckë partie. Kemi ndaluar lëvizjet e mësuesve për arsye politike.”, -tha Rama. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat