‘Manipuloi shumë ndërkombëtarë’, Rama i përgjigjet Metës nga Vlora dhe flet për ‘pengmarrje’

Vlora

‘Manipuloi shumë ndërkombëtarë’, Rama i përgjigjet Metës nga Vlora dhe flet për ‘pengmarrje’

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 13:18
Kryeministri Edi Rama dhe Ilir Meta

Nga Vlora, ne nje takim elektoral me pensionistë dhe veteranë, kryeministri Edi Rama i ka dhene pergjigje deklaratave te nje dite me pare te Ilir Metes ne emisionin “Debati ne Channel One”, i cili tha se Rama korruptoi shume nderkombetare por deshtoi dhe u detyrua te arrije ne nje marreveshje me Bashen, “per te zgjidhur hallet e tyre”, tha Meta.

Por sot Rama tha se komuniteti nderkombetare e kishte thene qarte qe zgjedhjet pa opoziten do te njiheshin.

“Luli do pendohej për cfarë ka thënë për mua kur isha i ri në plazh, do kërkonte edhe ndihmë për ujë nga Bashkia e Tiranës, edhe 1o ditë do merrnim 100 deptuetë do kishim parlamentin me pushtetin më të madh që pas 90-ës. Edhe komunitetin ndërkombëtar e kishim me vete, ju e patë, dolën dhe thanë zgjedhjet janë legjitime shkoni votoni në 18 qershor, opozita e ka gabim dhe hajt shnet. Ne i kishim të gjitha dhe atë natë që u bë marrëveshja, nëse s’do kishte marrëveshje, do dilte komuniteti ndërkombëtar me një deklaratë dhe do thoshte zgjedhjet janë legjitime. Pse se bëmë këtë gjë? Se nuk kemi pushtetin qëllim në vetvete”, tha Rama.

Teksa u ndal tek sulmet ndaj LSI-së, Rama solli në vëmendje se në Berat ishin hequr njerëz padrejtësisht nga puna. Sipas tij, dy partitë e mëdha, PS, PD janë bërë peng i ankandit politik.

“Në Berat ishin hequr njerëz padrejtësisë nga puna. Një sanitare me shkopin me leckë ishte hequr nga puna ku punonte prej 20 vitesh. Më erdhi në e-mail nga një zonjë e më tha që ‘shumë vonë u kujtuat, por më mirë vonë se kurrë’. E gjithë kjo historia është një histori pengmarrje. O do pranosh këtë, ose s’do bësh koalicione. Dy partitë e mëdha janë bërë peng e këtij ankandi. Demokracia nuk është anarki dhe pazar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat