Shpërthim me eksploziv në një lokal në Vlorë

Vlora

Shpërthim me eksploziv në një lokal në Vlorë

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 09:40
Ilustrim

Një sasi dinamiti ka shpërthyer në një lokal në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, në lagjen “Lirimi” dhe nga shpërthimi ka pasur dëme të lehta materiale.

Policia sqaron se: Ngjarja ka ndodhur në katin e parë të një pallati (lokal) në pronësi të shtetasit R.M., 56 vjeç, ku për pasojë është dëmtuar vetëm xhami i dritares së këtij lokali.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se shpërthimi mund të jetë kryer me lëndë shpërthyese “Dinamit”, pasi në vendngjarje është gjetur mbetje fitili.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për zbulimin e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat