Tjetër rast i fotografimit të votës, shpallet në kërkim vlonjati

Vlora

Tjetër rast i fotografimit të votës, shpallet në kërkim vlonjati

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 17:20
Policia e Vlores

Një tjetër rast fotografimi është shënuar në Vlorë, ku policia ka shpallur në kërkim një 58 vjeçar.

Policia sqaron se në kërkim është shpallur shtetasi me iniciale R.M., 54 vjeç, banues në Vlorë. 

"Më datë 25.06.2017, Policia e Vlorës ka filluar ndjekjen penale ndaj këtij shtetasi, pasi sot rreth orës 13:30 në ambientet e DVP Vlorë  është depozituar një kallëzim penal nga KZAZ Nr.82 Vlorë, mbi bazën e të cilit thuhet se ky shtetas ka fotografuar fletën e votimit dhe në momentin që ky veprim është konstatuar nga anëtaret e Komisionit të qendrës se votimit Nr. 4495/1 (me vendndodhje në lagjen "Isa Boletini") që i përket KZAZ Nr.82 Vlorë, ka dëmtuar (grisur) fletën e votimit dhe më pas është larguar nga kjo qendër votimi" , thuhet ne njoftimin e policise.  

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë në ngarkim të shtetasit R.M., për veprat penale "Dëmtime me dashje të materialeve zgjedhore" dhe "Shkelja e fshehtësisë së votimit", parashikuar nga nenet 326/a dhe 327 të Kodit Penal. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat