Përfundon numërimi në qarkun e Vlorës, PS 8 mandate, PD 3 mandate dhe LSI 1 mandat

Vlora

Përfundon numërimi në qarkun e Vlorës, PS 8 mandate, PD 3 mandate dhe LSI 1 mandat

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 14:14
Qendra e numerimit të votave

Në përfundim të procesit të numërimit të votave në qarkun e Vlorës, Partia Socialiste rezulton fituese me 8 mandate, Partia Demokratike ka marrë 3 mandate dhe LSI ka marrë 1 mandat.

Sipas të dhënave të publikuara në orën 13:20 në faqen zyrtare të KQZ-së, në përfundim të numërimit të 447 kutive të votimit, rezulton se Partia Socialiste ka marrë 65.684 vota ose 60,31 për qind të votave, Partia Demokratike ka marrë 23.207 vota ose 21,31 për qind të votave dhe LSI ka marrë 12.246 vota ose 11,24 për qind të votave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat