Armëmbajtje pa leje, dy në pranga në Vlorë

Vlora

Armëmbajtje pa leje, dy në pranga në Vlorë

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 11:42
ilustrim

Mjeti me te cilin udhetonin dy te arrestuarit Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës rreth mesnatës, pasi qarkullonin me armë pa leje.K

Ka qenë një patrullë e policisë rrugore që ka kërkuar të ndalojë mjetin ku udhëtonin Mikel Mehmetaj, 39 vjeç dhe Vasil Papa 34 vjeç, që të dy banues në Selenicë.  

Këta të fundit nuk i janë bindur urdhrit të policisë dhe kanë shtuar shpejtësinë në përpjekje për t’u larguar. Menjëherë në ndjekje të mjetit janë vënë shërbimet e policisë vendore që kanë bërë të mundur bllokimin e dy personave në lagjen “28 Nëntori”. 

Gjatë ndjekjes, dy personat kanë hedhur nga dritarja e makinës një pistoletë të tipi Bereta bashkë me një krehër fishekësh. Policia ndaloi menjëherë dy shtetasit, që akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat