Rama nxehet me qytetarët në Vlorë: Pse bërtet mo, pse bërtet

Vlora

Rama nxehet me qytetarët në Vlorë: Pse bërtet mo, pse bërtet

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 12:02
Edi Rama

Turin e dëgjesave me qytetarët Edi Rama e vijoi në qytetin ku u shpall sërish deputet, në Vlorë.

Por gjatë kësaj dëgjese Rama nuk i mbajti dot nervat me qytetarët që “ziheshin” kush të shprehte shqetësimin i pari.

“Të lutem shumë me zor nuk e merr dot mikrofonin, jepja zonjës me kapele mikrofonin. Po na krijoni situata të pakuptueshme. Kam vajtur në tërë ato dëgjesa dhe këtë punë nuk e kam parë. Burrat pas grave.

Do ta drejtoj vet ku do shkoj mikrofoni, Dhe të lutem shumë me radhë. Të lutem shumë. Me radhë. Të lutem. Mos ngrini duart, me radhë. Kaq! Ketë situatë në Vlorë se kam parë në asgjë dëgjese”, tha Rama.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat