10 minutat FATALE që i morën jetën biznesmenit vlonjat, çfarë i ndodhi vajzës shofere!

Vlora

10 minutat FATALE që i morën jetën biznesmenit vlonjat, çfarë i ndodhi vajzës shofere!

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 19:31
Bukurosh Malaj

Prokuroria ndërton skemën e aksidentit të rëndë të ndodhur më 14 korrik dhe që i mori jetën biznesmenit nga Vlora, Bukurosh Malaj.

Për këtë aksident prokuroria kërkoi arrest me burg për 21 vjeçaren, Adela Sinanaj e cila drejtonte makinën, por gjykata e Vlorës vendosi masën e arrestit shtëpie.

Nga skema e ndërtuar nga prokuroria në bazë të dëshmisë së vajzës rezulton se kemi të bëjmë me një aksident tragjik, dhe jo vrasje siç pretendojnë familjarët.

Policia është njoftuar rreth orës 10:30 minuta të paradites së 14 korrikut për aksident e rëndë.  

10 minutat fatale

“Bukurosh Malaj ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij Mercedez Benz me targa AA 184 CE nga Vlora për në një pikë ku shiteshin pajisje të përdorura elektroshtëpiake pasi do të blinin disa gjëra për dyqanin e tij Fast Food. Së bashku me të në makinë ka qenë dhe e njohura e tij Adela Sinanaj. Kur kanë arritur afër një karburanti sa kalon fshatin Panaja, Bukuroshin e kanë marrë në telefon dhe ai ka kthyer makinën për tu kthyer në Vlorë. Në këtë kohë i ka thënë Adelës që nëse kishte dëshirë mund ti jepte makinës. Adela ka hipur në sediljen e shoferit ndërsa Bukuroshi në sediljen e parë të makinës. Pasi kanë ecur 5-10 minuta Bukuroshi ka nxjerrë kokën jashtë xhamit për të parë gomën prapa të makinës pasi makina jepte një zhurmë. Në këtë kohë koka i është përplasur me karrocerinë e një kamioncine të parkuar anës rrugës dhe ai ka rënë brenda në makinë, pa ndjenja dhe i gjakosur. Adela ka frenuar menjëherë dhe ka kërkuar ndihmë. Djali i familjes që banonte pranë vendit ku ndodhi aksidenti i ka ardhur në ndihmë duke drejtuar makinën për ta çuar Bukurosh Malaj drejt spitalit,” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sipas prokurorisë Adela Sinanaj nuk ishte pajisur me leje për drejtimin e automjetit dhe mbi të rëndon akuza për “Shkelje të rregullave të qarkullimit dhe drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat