Pamjet nga vendi i atentatit në Vlorë, viktima kishte shkuar për vizitë te motra

Vlora

Pamjet nga vendi i atentatit në Vlorë, viktima kishte shkuar për vizitë te motra

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 22:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Renato Omeri, 36 vjeçari i cili ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në një atentat me armë zjarri në zonën e Lungomares në Vlorë, po lëvizte me biçikletë, kur u qëllua jashtë ambienteve të një lokali dyshohet nga dy persona.

Mësohet se viktima kishte shkuar sot për vizitë tek motra e tij, por autorët i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar.

Paraprakisht, policia po heton në pistën e hakmarrjes, pasi dy vite më parë, në afërsi të portit të Durrësit, ka mbetur i vdekur nipi i viktimës, që jetonte pikërisht në pallatin ku sot në mbrëmje kanë ekzekutuar “Renin” sic njihej edhe ndryshe Renato Omeri.

Nga fotot më poshtë ju mund të shihni edhe pamjet nga vendi i ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat