Shkarkime masive - KLSH padit në prokurori drejtorin e spitalit psikiatrik Vlorë - Bota Sot
Shkarkime masive - KLSH padit në prokurori drejtorin e spitalit psikiatrik Vlorë

Vlora

E hënë, 11 dhjetor 2017

Shkarkime masive - KLSH padit në prokurori drejtorin e spitalit psikiatrik Vlorë

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 15:47
KLSH padit në prokurori drejtorin e spitalit psikiatrik Vlorë

KLSH kallëzon në prokurori drejtorin e spitalit psikiatrik të Vlorës dhe i propozon ministrit të Shëndetësisë largimin e tij nga detyra.

Nga auditimi ka rezultuar se Kujtim Llapi i ka shkaktuar shtetit një dëm total ekonomik në vlerën e 26,4 milionë lekë, ndërsa dëmi ekonomik i mundshëm në të ardhmen (nga vijimi i zbatimit të kontratave problematike) shkon në 31,3 milionë lekë.

Një prej shkeljeve është dhe procedura e prokurorimit për heqjen e mbjetjeve urbane të Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë”. Për këtë spitali kishte firmosur një kontratë me një operator privat në vlerën e 1,479,971.98 lekë me TVSH.

Mirëpo “evadimi i mbetjeve urbane është një shërbim i cili mbulohet nga kontrata 5 vjeçare me nr. 4558 Prot., e lidhur më datë 31.10.2014 mes të njëjtit operator ekonomik dhe Bashkisë Vlorë. Pra, për të njëjtin shërbim kompania private është paguar dy herë. Për pasojë, shuma e kësaj procedure në vlerën 1,479,971.98 lekë, përbën dëm ekonomik për llogari të Buxhetit të Shtetit” thuhet në raport.

Në kundërshtim me Kodin e Punës në shërbimin e lavanderisë drejtori bëri ndërpreu marrëdhëniet e punës 4 punonjësve të lavanderisë dhe 28 punonjësve të pastrimit.

“Nga mosndjekja e procedurave ligjore në ndërprerjen e marrëdhënieve të punës me ish punonjësit, Spitali Psikiatrik Vlorë është paditur me të drejtë nga 22 persona, nga të cilët 12 janë në proces gjykimi, nga ku pretendohet një dëmshpërblim në vlerë totale 6,158,765 lekë fituar në shkallën e parë të gjykimit, ndërsa 10 çështje janë përfunduar, duke e detyruar Spitalin Psikiatrik Vlorë të paguajë vlerën 7,737,491 lekë, vlerë e cila përbën efekt financiar negativ për Buxhetin e Shtetit.”

Po kështu institucioni nuk ka mundur të arkëtojë debitin e krijuar ndër vite në vlerën 14,808,039 lekë.

Kallëzimi në prokurori ndaj Kujtim Llapit është bërë më 10 korrik 2017, ndërsa më 3 korrik KLSH me shkresën me nr. 143/14 datë 03.07.2017 i ka propozuar Ministrit të Shëndetësisë largimin nga detyra të Drejtorit të Spitalit Psikiatrik Vlorë.

Gjithashtu, për përmirësimin e punës, KLSH ka rekomanduar 15 masa organizative, 14 masa për shpërblim dëmi dhe 6 masa disiplinore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test