Vlorë: Trajnim stafit dhe pushuesve për të shpëtuar jetën - Bota Sot
Vlorë: Trajnim stafit dhe pushuesve për të shpëtuar jetën

Vlora

E hënë, 18 dhjetor 2017

Vlorë: Trajnim stafit dhe pushuesve për të shpëtuar jetën

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 10:39
Ilustrim

Në plazhet e Vlorës ka nisur trajnimi i stafeve të bashkisë dhe pushuesve për dhënien e ndihmës së parë.

Në Zvërnec, krahas stafit të Bashkisë së Vlorës, pushuesit u bënë pjesë vullnetarisht të aktivitetit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.

Qëllimi i kësaj fushate është t’u mësojë qytetarëve 14 rregullat që duhet të dinë për të shpëtuar jetë në rastet e aksidenteve detare. Lidhur edhe me aksidentet e fundit, ku disa pushues kanë humbur jetën, kjo fushatë cilësohet si mjaft e rëndësishme për Qendrën Kombëtare të Urgjencave Mjekësore.

Trajnimi nisi nga Vlora, si një nga qytetet bregdetare me frekuentimin më të lartë. Një pjesë e mirë e qytetarëve që kalojnë kohë të konsiderueshme në plazh nuk kanë njohuri për dhënien e ndihmës në rast nevoje.

Trajnime të tilla, sipas ekspertëve të fushës, marrin një rëndësi të veçantë nisur nga mungesa e infrastrukturës dhe sidmos mungesa e rojeve të plazhit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test