Vlorë, 16 vite në arrati, arrestohet i kërkuari për vrasje - Bota Sot
Vlorë, 16 vite në arrati, arrestohet i kërkuari për vrasje

Vlora

E martë, 12 dhjetor 2017

Vlorë, 16 vite në arrati, arrestohet i kërkuari për vrasje

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 09:42
Ilustrim

Policia e Vlorës ka arrestuar një 40-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim për vrasje me dashje.

Në vijim të punës së policisë për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore shtetasit e shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Juljan Dautaj (ose ndryshe Mikel Serjanaj), 40 vjeç, banues në Vlorë.

Policia sqaron se “ndaj 40-vjeçarit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me Vendim Penal Nr. 339, datë 23.09.2017, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale  ‘’ Vrasje me dashje’’, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.”

“Juljan Dautaj ka qenë i përfshirë në një ngjarjen të ndodhur më datë 27.11.2001, në  vendin e  quajtur ”Kalithea” në Athinë, ku i arrestuari  ka  vrarë  me  thikë shtetasin K.P”, informoi policia.

Materialet janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test