Rikthehet frikshëm hasmëria mes fiseve në Vlorë, si u vra babai i 39-vjeçarit në 2011

Vlora

Rikthehet frikshëm hasmëria mes fiseve në Vlorë, si u vra babai i 39-vjeçarit në 2011

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 11:43
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë ku persona akoma të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri mbi një makinë duke lënë 2 të plagosur. 

Të plagosurit janë shtetasit Ferdinant Llanaj dhe Dritan Begaj, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë në spital. 

Kjo përplasje, riktheu frikshëm hasmërinë e hershme që daton që nga viti 1998 në Vlorë mes dy familjeve Xhaferri dhe Llanaj. 

39-vjeçari i plagosur është babai i viktimës Baftjar Llanaj, vranë në vitin 2011 në të njëjtën makinë në Vlorë. 

Vrasja e tij u bë për hasmëri pasi 6 vite më parë, Llanaj akuzohej se i kishte vrarë babanë e Xhaferrit, si dhe i kishte plagosur atij të vëllanë. 

Hasmëria e hershme

Konflikti i nisur që në vitin 1998 ndërmjet dy fiseve në Selenicë të Vlorës Xhaferridhe Llaanaj, shënon viktimën e tretë. 

Në orët e vona të së dielës, 17 janar, 2012 u vra me breshëri automatike shtetasiNure Xhaferri, 52 vjeç. 

Ai është djali i viktimës së ‘98-s, krim për të cilin i vëllai, në bashkëpunim me persona të tjerë, morën hak qershorin e vitit të kaluar. 

Ata vranë një 60-vjeçar të fisit Llanaj me të cilët ishin në hasmëri. 

Baftjar Llanaj u qëllua po me breshëri në afërsi të Selenicës, teksa ai ndodhej në mjetin e tij në ecje. 

Pikërisht kjo ngjarje e rëndë që ndodhi vitin e kaluar, dyshohet të jetë edhe motiv i vrasjes së dy netëve më parë, teksa afrohej mesnata. 

Viktima, Nure Xhaferri, ka qenë i vetëm në mjetin e tij teksa i është afruar banesës në Selenicë. 

Por autorët që i kishin zënë pritë e kanë qëlluar atë me breshëri sapo ka zbritur nga makina për t’u futur në banesën e tij. 

Breshëria ka terrorizuar të gjithë banorët e qytezës së vogël, ndërsa në vendin e ngjarjes mbërriti Policia e Vlorës. 

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se është vrarë me armë zjarri shtetasi Nure(Agim) Gjysh Xhaferri, lindur e banues në Selenicë. 

Paraprakisht ka rezultuar se vrasja është kryer për motive hakmarrjeje, pasi viktima dhe familjarët e tij, që prej vitit 1998 e deri më sot, janë në konflikt me fisin Llanaj, konflikt i cili ka vijuar me vrasjet reciproke”, bëri të ditur Policia. 

Më 14 qershor të vitit të vitit 2011 Sako Xhaferri, në bashkëpunim me persona të tjerë vranë në pritë 60-vjeçarin Baftjar Llanaj. 

Nga breshëria e pakontrolluar e personave me qëllim eliminimin e Llanajt, mbeti i plagosur rëndë edhe shtetasi Sako Xhaferri, 45 vjeç, nga Selenica, i cili pasi mori ndihmën mjekësore u arrestua si autor i krimit. 

6 vite më parë, Llanaj akuzohej se i kishte vrarë babanë e Xhaferrit, si dhe i kishte plagosur atij të vëllanë. 

Si nisi dhe ngjarjet e hasmërisë

. Në vitin 1998, në selenicë të vlorës është vrarë shtetasi gjysh Xhaferri, babai i viktimës, Nure xhaferri dhe i Sako Xhaferrit, i arrestuar për vrasjen e Baftjar Llanajt

. Më 14 qershor të vitit 2011, Baftjar Llanaj, 60 vjeç, është vrarë me armë zjarri në rrugën për në selenicë. I dyshuar për këtë vrasje është Sako Xhaferri, i cili është arrestuar

. Më 26 shtator 2011, familja Llanaj tentoi të marrë hak dhe të vriste djalin e viktimës së ‘98-s. Ai arriti t’i shpëtojë pritës, ndërsa gjykata la me “detyrim paraqitjeje” të dyshuarit.

. Më 17 Janar 2012, u vra me breshëri automatike shtetasi Nure Xhaferri, 52 vjeç

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat