“Shpërthen” pensionistja për stolat në Vlorë: Unë s’kam të ha bukë, ata harxhojnë kot 500 milionë

Vlora

“Shpërthen” pensionistja për stolat në Vlorë: Unë s’kam të ha bukë, ata harxhojnë kot 500 milionë

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 08:12
Stolat

Stolat inteligjentë të vendosur nga bashkia e Vlorës në lungomaren e qytetit dhe vlera e tyre prej 500 milionë lekësh ka shkaktuar dhe vijon të shkaktojë reagime tek njerëzit.

Ka qenë një zonjë pensioniste ajo që ka telefonuar në emisionin e mëngjesit tek "Ora News" dhe ka  shprehur pakënaqësitë e saj për këtë investim që sipas zonjës, është një shpenzim i kot.

Ajo bën me dije se shumë pensionistëve të këtij qyteti nuk i del pensioni për të shtyrë muajin dhe shumë mirë ato para mund t'u ndaheshin hallexhinjve, jo të shpenzoheshin për stolat inteligjentë, të cilët nuk u hyjnë në punë askujt.

Gruaja tha:

Unë jam pensioniste. Dy javët e pensionit ha bukë normal, ndërsa dy të tjera ha veresie. Mua dhe të më thonë "të jap para", nuk ulem atje. Unë kam qenë në Itali, nuk kemi parë stola inteligjentë, por stola hekuri, stola druri. Pse s'ua ndajnë pensionistëve ato para, po bëjnë stola ku nuk ulet as një. Janë 500 milionë lekë, s'janë shaka. Ne jemi një grup pensionistësh që shkojmë buzë detit. Tani s'kemi as ku të ulemi. Ata stolat gjithmonë i shikojmë bosh".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat