Ministrat mblidhen në Vlorë, gati të nisë mbledhja e qeverisë - Bota Sot
Ministrat mblidhen në Vlorë, gati të nisë mbledhja e qeverisë

Vlora

E enjte, 14 dhjetor 2017

Ministrat mblidhen në Vlorë, gati të nisë mbledhja e qeverisë

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 16:42
Rama me kabinetin e tij

Ashtu siç ishte parashikuar dot të nisë sot takimi dy ditor i ministrave të kabinetit shqiptar

Raportohet se të parët që kanë mbërritur në Vlorë janë ministrat Niko Peleshi, Blendi Klosi, Damian Gjiknuri dhe Ditmir Bushati. Nderkohe qe Rama ne axhenden e tij ka parashikuar edhe nje vizite ne parkun e Butrintit, aty ku prej disa ditesh politika po leshon akuza te ndersjella per nje ndertim qe po kryhet brenda mureve rrethuese. 

Më poshtë axhenda e plotë:
Draft Agjenda e mbledhjes së Këshillit të Ministrave në Qarkun Vlorë, 13-14 Tetor 217
13 Tetor
10:30 Nisja për në Vlorë
11:30 Inspektim i investimeve për rehabilitimin e skemës së Ujitjes Dega e Krutjes (në dalje te Lushnjes, Klubi i Shoferit, KM, Niko, deputetët e zonës)
13:00 Drekë me ministrat në Vilën Qeveritare Vlorë
16:00 Mbledhje e Këshillit të Ministrave (Pallati i Kulturës)
16:30 Njoftim në media i vendimeve të qeverisë nga Zv.Km Senida Mesi (Pallati i Kulturës)
18:00 Konsultimi Publik për Buxhetin 2018 me pjesëmarrje të qytetarëve, shoqërisë civile dhe sipërmarrjes për Draft Buxhetin 2018 ( Holli I Universitetit Ismail Qemali) LIVE.
20:00 Darkë – Cdo ministër një tryezë me 10 të ftuar të dalluar nga sektori i tij. KM me kryebashkiakët, deputetët, kryetarët e këshillave, prefektin (Restorant Mira Mare)
14 Tetor
8:00 Çdo Ministër mëngjes pune me drejtuesit e institucioneve të varësisë në qark
9:00 Mbledhje e KM dhe Ministrave me të gjithë drejtuesit e Administratës qendrore në qark. LIVE (pallati I Kultures)
10:30 Dëgjesë me Prindërit për “Planet e bashkëhartuara me prindërit në shkolla” (KM, Nikolla, Kryetari Bashkise-shkolla TBC) LIVE . Shoqeron Ministrin, Dep. Vilma Bello
12:00 Çdo anëtar i qeverisë niset në fshatra të ndryshëm për takime në sektorët përkatës dhe kafe/dreke me banorë të fshatit .
KM vizitë në Kaninë dhe Drekë me një familje në fshatin e Kaninës. LIVE (13:00)
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë – Kaninë. Shoqeron Ministritn Dep. Fate Velaj
Ministri Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Novoselë, ferma
Ministrja e Kulturës – Orikum, Parku. Shoqeron Ministrin Edmond Leka
Ministri i Financave dhe Ekonomisë –Vlorë, Zyra e Punës
Ministri i Mbrojtjes –Bunavi, Bestrove e vogel baza. Shoqeron Ministrin Dep.Vullnet Sinaj
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme – Vlorë, studentët. Shoqeron Ministrin Dep. Andrea Marto.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë – Fshati Poro. Shoqeron Ministrin Vilma Bello
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – asdf
Ministri i Brendshëm – Vlorë
Ministrja e Drejtësisë – IEVK, Vlorë. Shoqeron Ministrin Dep. Alket Hyseni
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit – Tragjas, sheshi qendror
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes – Novoselë
15:30 Inspektim i punimeve në nënstacionin e Orikumit (KM, Gjiknuri, Leli, Edmond Leka)
16:00 Vizitë në Parkun Arkeologjik të Orikumit (KM, Kumbaro, Gjiknuri, Leli, Edmond Leka)
17:00 Takim i qeverisë dhe pushtetit vendor në Qark, kryetarët e bashkive, administratorët dhe deputetët Socialistë . (Pallati Kultures LIVE.
18:30 Kthimi në Tiranë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test