Vlora braktiset nga deputetët në 73 vjetorin e çlirimit

Vlora

Vlora braktiset nga deputetët në 73 vjetorin e çlirimit

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 21:27
Vlora

Është kujtuar sot në varrezat e dëshmorëve në qytetin e Vlorës 73-vjetori i çlirimit të qytetit bregdetar nga pushtuesit Nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Në këtë ditë të shënuar për Vlorën morën pjesë kryetari i bashkisë, Dritan Leli, kryetari i qarkut, veteranë dhe familjarë. Ajo çka ra në sy në 73-vjetorin e çlirimit të Vlorës ishte mungesa e 7 deputetëve nga 8 që ka qarku i Vlorës. I vetmi deputet që mori pjesë në 73-vjetorin e çlirimit të Vlorës ishte Edmod Leka.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Leli u shpreh se kjo ngjarje përbën një nga pikat kulmore në zhvillimet e Luftës Nacional Çlirimtare, si dhe një nga momentet më të shkëlqyera në historinë tonë.

“Çlirimi i Vlorës ishte rrjedhojë e përpjekjeve, e luftës dhe sakrificave deri në vetëflijim, të bijve dhe bijave më të mira, që u ngritën me armë në dorë kundër pushtuesit dhe veglave të tij, ishte rrjedhojë e strategjisë së formacioneve partizane, ishte produkt i shpirtit liridashës të popullit tonë”, tha Leli.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat