Digjet një tjetër makinë në Vlorë, policia: Akt i qëllimshëm - Bota Sot
Digjet një tjetër makinë në Vlorë, policia: Akt i qëllimshëm

Vlora

E hënë, 11 dhjetor 2017

Digjet një tjetër makinë në Vlorë, policia: Akt i qëllimshëm

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 09:12
ilustrim

Një tjetër automjet është djegur gjatë natës në Vlorë. Mjeti “Daimler Chrysler” në pronësi të një 25 vjecari u dogj në Lagjen “Kushtrimi” pasi iu vu flaka në një akt të qëllimshëm sipas policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve dhe identifikimin e autorëve.

Rreth orës 03:00 të së martës Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen “Kushtrimi”, përballë shkollës “Halim Xhelo”, është djegur pothuajse plotësisht mjeti tip ”Daimler Chrysler”, në pronësi të shtetasit M.D., 25 vjeç.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet Policore sëbashku me shërbimin zjarrfikës, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.

Nga verifikimi paraprak i kqyrjes së mjetit dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar qëllimisht. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test