Atentati ndaj djalit të biznesmenit në Vlorë, policia zbulon detaje

Vlora

Atentati ndaj djalit të biznesmenit në Vlorë, policia zbulon detaje

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 11:46
Pamje nga Vlora

Një ngjarje e rëndë tronditi Vlorën mëngjesin e sotëm.

Një makinë ka shpërthyer në ecje e sipër.

Personi që ka qenë në makinë është Ines Hajrulla, djali i një biznesmeni të njohur në qytetin e Vlorës.

Shpërthimi ndodhi pranë godinës së Institutit të Sigurimeve Shoqërore në lagjen "Isa Boletini".

Makina që ka shpërthyer është me targa AA 298SL.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka  rrethuar zonen.

I plagosuri ka marrë plagë të mëdha në dy këmbët, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës.

Informacion paraprak

Më datë 27.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ”Hajro Çakërri”, tek Bishti i Kalldrëmit ka shpërthyer një automjet në lëvizje.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku nga verifikimet paraprake rezulton se mjeti tip Jeep me targa AA 298 CL, me drejtues shtetasin I.H., 25 vjeç, ka shpërthyer gjatë lëvizjes.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar, dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën drejtuesi i mjetit i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmë mjekësore.

Dyshohet se mjetit i është vendosur lëndë eksplozive.

Shtetasi I.H., është shtetas me preçedentë të theksuar kriminale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat