Aktivitetet e sotme që do të mbahen në Vlorë - Bota Sot
Aktivitetet e sotme që do të mbahen në Vlorë

Vlora

E hënë, 11 dhjetor 2017

Aktivitetet e sotme që do të mbahen në Vlorë

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 08:59
Delegacionet e dy shteteve asaj të Kosovës dhe Shqipërisë

Delegacionet e dy shteteve asaj të Kosovës dhe Shqipërisë sot aktivitetin e tyre do ta vazhdojnë në Vlorë, në qytetin ku 105 vite më parë u shpall Pavarësia e shtetit shqiptar.

Pjesë e këtyre aktiviteteve sot do të jetë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë Ilir Meta.

Aktivitetet fillojnë prej orës 11 e 45

11:45-Mbërritja në sheshin Pavarësia në Vlorë

12:00- Ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar dhe homazheve në monumentin funerar të Ismail Qemalit.

12:20-Autoritetet shoqërohen drejt shtëpisë Muze të Pavarësisë

12:30-Shpallja e logos zyrtare të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeu

12:35-Fjala e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama

13:15- Fjala e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi

13:30 Fjala e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta

Prej orës 19:00 presidenti Ilir Meta organizon pritje shtetërore për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test