Vlora në alarm, kryebashkiaku: Situata shumë problematike, të gjithë në terren

Vlora

Vlora në alarm, kryebashkiaku: Situata shumë problematike, të gjithë në terren

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 10:17
Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka folur nga Vlora për situatën që paraqitet në qytetin bregdetar nga reshjet e dendura të shiut.

Leli ka pranuar për Report Tv se situata është tepër problematike në këtë qytet, dhe se ai së bashku me punonjësit dhe forcat e ushtrisë janë pranë familjeve në nevojë.

Kryebashkiaku iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të kufizojnë sa më shumë lëvizjet, në mënyrë që t'iu lënë hapësira për ata që kanë më shumë nevojë. Leli shtoi se janë marrë masa dhe se situata nuk është engjashme me atë  të viteve më parë, por sërish disa zona janë të rrezikuara.

Gjatë natës janë marrë masa për evakuimin e banorëve që rrezikojnë nga përmbytjet. Janë njoftuar nga të gjitha familjet ku ka probleme, tani do shkojmë të ndihmojmë një familje për të zhvendosur gjënë e gjallë në një vend të sigurt. Qytetarët duhet të kufizojnë sa më shumë lëvizjen për të lënë hapësira për ata që kanë më shumë nevojë. Në Vlorë situata është problematike, reshjet vazhdojnë më të fuqishme.

Është në zonë afër Ujit të Ftohtë, ka pasur zbritje nga kodrat e alovioneve, e njëjta situatë është edhe nga Orikumi deri në Llogara, me aluvione. Ka mjete shpëtimi për të gjithë njerëzit që do shfaqin problematika. Edhe forcat e ushtrisë janë këtu për t’iu shërbyer atyre që do kenë nevojë, sepse mesa duket situata do të jetë problematike. Janë marrë masa, situata nuk është e ngjashme me atë të vitit 2016. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat