Vjosa nis përmbytjet. Evakuohen me shpejtësi zonat pranë lumit - Bota Sot
Vjosa nis përmbytjet. Evakuohen me shpejtësi zonat pranë lumit

Vlora

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Vjosa nis përmbytjet. Evakuohen me shpejtësi zonat pranë lumit

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 06:29
Permbytjet

Në Fier dhe Vlorë vazhdojnë evakuimet e shpejta të banorëve që kërcënohen nga ujrat e lumit Vjosa.

Pasdite, në zonën e Përmetit, lumi arriti në pikën që sinjalizon përmbytje të mëdha në Fier dhe Vlorë. Përveç zonave që pushtoi gjatë ditës, në mbrëmje u lajmërua se fshati Kashisht në Frakull u përmbyt tërësisht. Në zonë kanë shkuar forcat e ushtrisë, rreth 10 mjete të larta dhe 100 ushtarë u shpërndanë nëpër banesa dhe në bashkëpunim me pushtetin lokal larguan prej andej 110 familje që rrezikohen nga përmbytja.

Ndërkohë që në fshatin Ferras, niveli i Vjosës ka shkuar në 7 metra lartësi dhe policia nisi evakuimin e banorëve, ndërsa duheshin edhe 30 centimetra që uji të kalonte çdo pengesë.

Në Fier është hapur një qendër për pritjen e banorëve që do të largohen nga banesat e kërcënuara.

Ndërkohë, Emergjencat Civile i kërkojnë njerëzve që të shmangin lëvizjet gjatë natës në zonat e prekura nga rreshjet, mos të qëndrojnë afër lumenjve dhe urave. Banorët pranë shtretërve të lumenjve apo zonave që rrezikojnë përmbytjen të jenë në gadishmëri në rast të nevojës së evakuimit dhe për çdo emergjencë të telefonojnë në numrin 112.

Gjatë dy ditëve të rreshjeve, Urgjenca Kombëtare kreu 189 misione shpëtimi, ndërsa ka patur 1100 thirrje për ndihmë shëndetësore si dhe janë kryer dy misione shpëtimi me helikopter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test