Gjendet i pajetë 23-vjeçari në Vlorë, dyshohet për mbidozë heroine

Vlora

Gjendet i pajetë 23-vjeçari në Vlorë, dyshohet për mbidozë heroine

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Një 23-vjeçar me inicialet E.D. është gjetur sot i pajetë në një ndërtesë të braktisur në qytetin e Vlorë.

Policia e qytetit bregdetar dyshon paraprakisht se shkak i vdekjes së të riut ka qenë një mbidozë heroine.

Njoftimi i Policisë

Më datë 13.12.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”4 Heronjtë”, në një godinë të braktisur ndodhet një shtetas i pajetë.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në një godinë të braktisur ndodhej i shtrirë dhe i pajetë shtetasi E.D., 23 vjeç.

Dyshohet që shtetasi të ketë konsumuar lëndë narkotike pasi nga kqyrja paraprake e kufomës, është konstatuar në pjesën e barkut një shiringë.

Për këtë shtetas familjarët ditën e sotme kanë njoftuar në Polici se shtetasi E.D., është larguar nga banesa.

Trupi është transportuar në morgun e spitalit Vlorë për të kryer ekspertizën mjeko- ligjore, për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat