Ngjarje e rëndë pranë Vlorës, e gjithë policia e jugut të vendit në gatishmëri

Vlora

Ngjarje e rëndë pranë Vlorës, e gjithë policia e jugut të vendit në gatishmëri

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën Levan-Fier, ku dy pasagjerë kanë dhunuar një shofer taksie dhe më pas e kanë futur në bagazh të makinës.

Sipas të dhënave zyrtare, mbrëmjen e djeshme salla e Policisë së Vlorës ka marrë një njoftim se 48-vjeçari me inicialet B. E., banues në Durrës, (shofer taksie), kishte marrë pasagjer dy shtetas nga qyteti i Durrësit për në Vlorë. Por dy pasagjerët në afërsi të Levan-Fier e kanë dhunuar fizikisht dhe e kanë futur në bagazh të mjetit.

Autorët e kanë zbritur dhe lenë në rrugë midis fshatrave të Kërkovës dhe Bunavisë, ku i kanë marrë mjetin tip “Benz” dhe janë larguar. Taksisti me inicialet B. E., ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Prej mbrëmjes së djeshme janë organizuar shërbimet Policore dhe janë ngritur pika të shumta kontrolli  me qëllim kapjen e autorëve. Për dokumentimin e plotë të ngjarjes po kryhen hetime të përbashkëta mes Drejtorisë së Policisë Vlorë, Fier dhe Durrës.

Gjithashtu po bashkëpunohet për kapjen e autorëve edhe me Policinë e Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës.

Për arsye hetimi nuk bëhen të ditur më tepër të dhëna. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat