Të gjitha rastet: Atentate dhe vrasje, Vlora kryeqyteti i krimit për vitin 2017 - Bota Sot
Të gjitha rastet: Atentate dhe vrasje, Vlora kryeqyteti i krimit për vitin 2017

Vlora

E martë, 21 gusht 2018

Të gjitha rastet: Atentate dhe vrasje, Vlora kryeqyteti i krimit për vitin 2017

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Vlora ka spikatur për ngjarje të tilla që në nisje të vitit 2017. Për nga intensiteti i ngjarjeve, qyteti i madh bregdetar, është identifikuar si qyteti i atentateve. Materiali i përgatitur i shpjegon ato në mënyrë kronologjike.

Gjurmë që e bëjnë Vlorën qytetin e atentave. Përgjakje rrugësh e bulevardesh. Pazare të pista, kryesisht të drogës kanë vendosur për fatin e shumë viktimave, gjashtë nga ata të vrarë në vend. 11 të tjerë janë gjymtuar.

Mes tyre një fëmije 8 vjeçar u plagos. Pesë automjete u shkrumbuan. Nga nisja e vitit 2017, 15 ngjarje të rënda u regjistruan. Disa me armë zjarri dhe disa me shpërthime tritoli.

29 janar 2017

Një makinë u hodh në erë në lagjen Pavarësia. Policia tha se ky ishte një mesazh kërcënimi për pronarin e audit Q7, Flamur Lamaj. Shpërthimi ndodhi poshtë banesës së tij, por që nga ajo ditë ngjarja është akoma e pazbardhur.

9 shkurt 2017

Një 28 vjeçar u shënjestrua dhe u plagos në atentatin e 9 shkurtit. Arlind Lulushi edhe më parë ishte qëlluar për tu vrarë. Lulushi ishte bodyguard i një pike bastesh në lagjen Isa Boletini dhe i arrestuar për ngjarjen ka qenë Klodjan Pashaj.

28 shkurt 2017

Në Llakatund të Vlorës qëllohet me breshëri kallshnikovi një 52 vjeçar. Për vrasjen e tij nuk ka asnjë person në pranga.

10 prill 2017

Elidon Mehmeti 35 vjeç, u ekzekutua me 15 plumba kallashnikovi në zonën e Skelës. Atij i kishin bërë pritë përballë një hoteli. Mehmeti po lëvizte me mjetin e tij drejt shtëpisë dhe policia gjeti 18 gëzhoja. Pak orë më vonë, në fshatin Ferras të Fierit një makinë u gjet e djegur dhe dyshohet se ajo ishte e autorëve. Vrasja e Mehmetit arkivohet si ngjarje e pazbardhur.

20 prill 2017

Ergys Gjioveshaj u vra me armë zjarri në ambjentet e bar “fiks-fare“, si dhe u plagosën katër persona të tjerë. Në vendin e ngjarjes u gjetën 18 gëzhoja armë zjarri të kalibrit 7.62 mm dhe 14 mm dhe 4 të modelit 7.62. Një pistoletë e markës magnium me 5 copë fishekë iu gjet viktimës në trup, si dhe DVR-ja e kamerave të sigurise që mbikqyrte ambjentet e lokalit. I dyshuari si autor i krimit, Aranit Kondi, është akoma në kërkim, kurse bashkëpunëtori i tij u arrestua.

24 maj 2017

Atentat në qender të Vlorës. Ekzekutohet pronari i një televizioni lokal. I vrarë mbeti edhe drejtori i OSHEE të vlorës Roland Saliu. Një person zbriti nga një makine tip BMË që hapi zjarr në drejtim të “Hotel Vlora”, pronë e Erven Hysenit. Krimi ndodhi në një orë kur në zonën e Sheshit të Flamurit kishte fluks qytetarësh në lëvizje. Kjo ishte padyshim edhe një prej ngjarjeve më të rënda të shënuara gjatë vitit. Ngjarja nuk është zbardhur.

26 qershor 2017

Fatjon Sinanaj 40 vjeç, u ekzekutua në derën e shtëpisë së tij në Vlorë. Ngjarja ndodhi natën dhe autorët ishin të maskuar. Ata trokitën në shtëpinë e tij dhe e qëlluan sapo u hap dera. Sinanaj vdiq në vend, kurse autorët u larguan me nxitim me një Benz me targa gjermane, të cilin e braktisen rreth 300 m larg vendit të krimit. Pak minuta më vonë, po mbrëmjen e 26 qershorit, persona të paidentifikuar i vunë tritol makinës tip Ford i parkuar në një rrugë dytësore pranë bashkisë së qytetit, në pronësi të 42 vjeçarit Elton Ismailaj.

29 korrik 2017

Renato Omeri u ekzekutua me armë zjarri në afersi të lokalit të familjes së tij, në “Lungomare”, në një zonë të populluar nga sezoni turistik. Atentatori iu afrua ngadalë viktimes dhe e qëlloi gjashtë herë me pistoletë. Policia shoqëroi 10 persona, por pas deklarimeve të marra prej tyre, i la të lirë. Pista kryesore e hetimit është ajo e një zinxhiri atentatesh të organizuara ndaj 37 – vjeçarit Renato Omeri. Vrasja e 37 vjeçarit ende nuk eshte zbardhur.

01 tetor 2017

Ferdinand Llanaj, 39 vjeç, i biri 8-vjeçar dhe daja i tij, Dritan Begaj 50 vjeç, u plagosën me breshëri kallashnikovi kur makina me të cilin po lëviznin sapo doli nga një pikë karburanti. Ngjarja ndodhi në rrugën Transballkanike në Vlorë dhe autorët ikën me automjetin tip BMË, që u gjet më pas i djegur në një fshat të Fierit. Paraprakisht, policia dyshoi se shënjestra e atentatit ka mundësi të ketë qenë Ferdinand Llanaj, babai i të cilit është vrarë në vijim të një zinxhiri vrasjesh në vitin 1998 në Selenicë. Atentati mbetete ende pa autor.

23 tetor 2017

Makina e Gëzim Dervishit u përfshi nga flakët në lagjen “Partizani”, pranë bashkisë së qytetit të Vlorës. Kjo ishte hera e dytë që Dervishit i shkrumbonin makinën dhe ngjarjet janë pa autor.

10 tetor 2017

Makina e Vejushe Dalipaj u hodh në erë me tritol mëngjesin e 10 tetorit në lagjen Uji i ftohtë. Për fat nuk pati viktima, por autorët e vendosjes së eksplozivit nuk u gjetën.

27 nëntor 2017

Nje “Jeep” u hodh në erë me 500 gr tritol në zonën e njohur si Bishti i Kalldrëmit. Atentati ishte i telekomanduar dhe 25 vjeçari Ines Hajrulla, djali i një biznesmeni u plagos rëndë. Ai humbi njërën këmbë por mbijetoi. Policia dyshon që ngjarja ka lidhje me aktivitetet e tij të errëta në të kaluarën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test