Në Vlorë, prej një viti kërkohej një...pelë - Bota Sot
Në Vlorë, prej një viti kërkohej një...pelë

Vlora

E martë, 22 maj 2018

Në Vlorë, prej një viti kërkohej një...pelë

Më: 3 janar 2018 Në ora: 23:26
Renato Devollaj

Mund te mendoni se kerkon nje njeri? Por jo! Historia e pazakonte vjen nga qyteti jugor bregdetar shqiptar.

Një ankesë e pazakontë ka cuar emisionin “Stop” në fshatin Sevaster të Vlorës. Renato Devollaj tregon, se në dhjetor 2016 i kanë vjedhur pelën, që ai e kishte pikë të dobët.

Që nga ajo kohë, Renato nuk gjeti më paqe dhe e ktheu gjetjen e pelës, në qëllim të jetës.

Pasi mblodhi shumë dëshmi dhe ra në gjurmët e pelës, Renato denoncoi në prokurori Ilmi Mullain, që mendonte, se kishte blerë pelën e tij.

”Stop” zbardh dëshmi dhe interviston bashkëfshatarë të Renatos, me qëllimin e gjetjes së pelës së quajtur Dori, por në fund gazetarja vendos të ngjisë njoftime nëpër vende publike në kryeqytet, që kush ta shohë Dorin, të njoftojë në numrin e telefonit të redaksisë…?!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test