Moti i keq, pezullohen lundrimet në Vlorë

Vlora

Moti i keq, pezullohen lundrimet në Vlorë

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 13:24
Vlora

Moti i përkeqësuar gjatë natës dhe në oret e para të ditës ka krijuar probleme në transportin detar në Vlorë.

Era e fortë me shpejtësi deri në 25-30 metra për sekondë, si dhe dallgët me fuqi 8 ball në det të hapur, kanë penalizuar lëvizjen e anijeve dhe mjeteve me të vogla detare.

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka njoftuar se asnjë anije, ose peshkarexhë të mos dalë në det gjatë ditës së premte, deri në një njoftim të dytë.

Moti me erëra dhe deti me dallgë do të vijojë gjatë gjithë ditës duke sjellë edhe anulimin e nisjes së një trageti të linjës Brindizi-Vlorë. Trageti ndodhet ende në portin italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat