Rruga e Lumit të Vlorës, Gjiknuri: Deri në vjeshtë asfaltohet segmenti i parë - Bota Sot
Rruga e Lumit të Vlorës, Gjiknuri: Deri në vjeshtë asfaltohet segmenti i parë

Vlora

E premte, 20 korrik 2018

Rruga e Lumit të Vlorës, Gjiknuri: Deri në vjeshtë asfaltohet segmenti i parë

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 10:17
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri gjatë inspektimit të punimeve në rrugën e Lumit të Vlorës

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Benet Beci dhe deputeti Vullnet Sinaj inspektuan kantierin e punimeve në rrugën e Lumit të Vlorës.

Pas zgjidhjes së ngërçit të krijuar pak kohë më parë me punimet e projektit, aktualisht është asfaltuar një pjesë e segmentit Bypass-i i Vlorës-Peshkëpi-Gjorm ndërsa deri në vjeshtë pritet të përfundojë asfaltimi për të gjithë LOT-in e parë prej rreth 23 kilometrash.

Është një vepër jashtëzakonisht e rëndësishme për Vlorën dhe për gjithë Shqipërinë. Është një lidhje tjetër paralele me bregdetin e Shqipërisë dhe siç u informova nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, procedurat për dy lotët e tjera janë drejt përfundimit, do të thotë që brenda këtij viti ose le të themi maksimumi fillim vitin tjetër do të nisin punimet edhe për segmentet e mbetura.

Sipas tij, projekti do të përfundojë plotësisht në një periudhë kohore prej dy vitesh.

Brenda dy viteve kjo rrugë do të jetë tërësisht e përfunduar dhe do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm për gjithë zonën e Lumit të Vlorës, për zonën e bregdetit. Bashkë me zhvillimet  e tjera infrastrukturore në Vlorë, me ato që po bën qeveria shqiptare do të krijojë një ndërlidhje shumë të mirë nga pikëpamja e mobilitetit, infrastrukturës dhe realisht do të sjellë një zhvillim ekonomik për të gjithë zonën.

Segmenti i parë ku po kryhet asfaltimi ka një gjatësi prej afro 23 kilometra dhe shtrihet nga fshati Sherishtë deri në fshatin Gjorm. Segmenti i dytë 27.1 kilometra shtrihet nga Ura e Gjormit-Brataj-Ura e Laskos ndërsa segmenti i tretë prej 23.7 kilometra vazhdon nga Ura e Laskos-Qeparo & Ura e Laskos-Kuç

Këto dy segmente aktualisht janë në procedurat e fundit të tenderimit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Segmenti i fundit i rrugës është ai Peshkëpi-Selenicë-Superstradë me gjatësi 16.4 kilometra për të cilën Fondi Shqiptar i Zhvillimit po përzgjedh konsulentin dhe mbikëqyrësin e punimeve për të shpallur më pas tenderin e punimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test