Plazhet e rrezikshme në Vlorë, mungojnë edhe tabelat - Bota Sot
Plazhet e rrezikshme në Vlorë, mungojnë edhe tabelat

Vlora

E diel, 19 gusht 2018

Plazhet e rrezikshme në Vlorë, mungojnë edhe tabelat

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 16:36
Ilustrim

Një çift britanikësh e kuptoi rrezikshmërinë e këtij plazhi vetëm kur ishte në det, pasi tabelën e kishin menduar se i referohet vetëm zonës shkëmbore.

Turiste: "Po e pashë shenjën dhe mendova se ishte vetëm për zonën aty."

Vitin e kaluar këtu u mbytën 5 pushues, por një vit më pas në zonë nuk është marrë asnjë masë sigurie, pasi bashkia nuk e ka parashikuar si hapësirë plazhi.

Mungesa e sinjalistikës paralajmëruese për plazhet me rrezik të lartë dhe mos ngritja e kullave të vrojtimit sipas parashikimeve, janë vetëm dy nga kritikat që Policia e Vlorës ka për tre bashkitë e qarkut.

Gentian Shehaj: "Sinjalistikat e dhëna por edhe kullat, masat e marra deri tani mendojmë që ka nevojë sërish për investim nga pushteti vendor por edhe nga subjektet."

Policia nga ana e saj ka vendosur 350 efektivë me shërbim në zonat më të rrezikshme në Himarë, Sarandë e Vlorë për të garantuar sigurinë e pushuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test