Masakra e Vlorës, flet i afërmi: Nuk kemi dëgjuar… - Bota Sot
Masakra e Vlorës, flet i afërmi: Nuk kemi dëgjuar…

Vlora

E enjte, 20 shtator 2018

Masakra e Vlorës, flet i afërmi: Nuk kemi dëgjuar…

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 21:32
Edmond Zykaj

Një i afërm i familjeve Zykaj, të cilat këtë të premte humbën 8 anëtarë, shprehet për mikrofonin e ABC News se nuk ka dëgjuar për probleme mes autorit dhe viktimave.

“Nuk kemi dëgjuar për probleme. Kanë pasur marrëdhënie të mira, kanë qenë kushërinj me njëri-tjetrin. Mund të ketë qenë ndonjë konflikt i rastit, apo ndonjë depresion i autorit. Ka qenë një herë i sëmurë ky djali, ka pasur djegie në 75 për qind të trupit, u kurua dhe erdhi. Ka pasur sjellje të mirë, njerëz të mirë, njerëz të nderuar nga të gjithë.”

I pyetur nëse i riu ka pasur probleme mendore, i afërmi thotë se nuk ka pasur informacion dhe nuk ka vënë re gjë.

Sipas Policisë, 24-vjeçari Ridvan Zykaj ka ekzekutuar vëllain e gjyshit të tij Demir Zykaj sëbashku me bashkëshorten Perie Zykaj, djalin Azemin sëbashku me bashkëshorten si dhe djalin tjetër, Besimin me gruan dhe dy fëmijët.

Edmond Zykaj u largua nga vendi i ngjarjes pasi ekzekutoi me armë 8 personat nga dy familjet në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë.

E gjithë kupola e Policisë së Shtetit ka mbërritur në Vlorë, ku po drejton operacionin për kapjen e 24-vjeçarit të armatosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test