Masakra me 8 të vrarë, Policia kap 24-vjeçarin pak metra nga vendi ku kreu krimin, gjendet edhe arma - Bota Sot
Masakra me 8 të vrarë, Policia kap 24-vjeçarin pak metra nga vendi ku kreu krimin, gjendet edhe arma

Vlora

E enjte, 20 shtator 2018

Masakra me 8 të vrarë, Policia kap 24-vjeçarin pak metra nga vendi ku kreu krimin, gjendet edhe arma

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 07:05
Arrestimi i Ridvan Zykajt

(E plotësuar) - I baltosur, me fytyrën e gjakosur, ra në prangat e policisë, 24-vjeçari që ditën e djeshme në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë, vrau me kallashnikov 8 persona nga fisi i tij, mes të cilëve dy fëmijë, numri më i madh i personave të vrarë në Shqipëri nga dora e një njeriu.

Ridvan Zykaj u arrestua në një zonë periferike në dalje të fshatit të Selenicës. Duke qenë bari, i riu ishte njohës i mirë i zonës, dhe nata ishte terren në favor të tij dhe jo policisë. Në aksionin për kapjen e tij u vunë edhe qenë gjurmues, forca të policisë së Vlorës, RENEA-s, FNSH-së dhe Delta Forcës, derisa këtë mëngjes u bë e mundur kapja e autorit të krimit të 8-fishtë. Policia shpërndau një foto nga momenti i arrestimit të të riut, ku shihen përpjekjet e tij që ka bërë për tu arratisur në terrenin malor, pasi ka marrë edhe një dëmtim të lehtë pranë syrit.

Operacioni u drejtua nga vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ndërsa mbrëmë në fshat mbërriti edhe ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj. Panorama ishte mjaft e trishtë. Trupa viktimash në oborrin e shtëpisë dhe brenda banesave të tyre....8 të tillë.

Ridvan Zykaj vrau gjakftohtësisht pjesëtarët e dy familjeve me mbiemrin Zykaj.

24 vjeçari fillimisht ka qëlluar mbi vëllain e gjyshit të tij, Demir Zykën. Demir Zykaj së bashku me gruan e tij Ferie Zyka kanë qenë të parët që janë ekzekutuar. Demir Zyka ishte 75 vjeç ndërsa gruaja Ferie Zyka, 72 vjeçare. Në shtëpinë e Demir Zykës qëndronte dhe djali i tij së bashku me gruan, Azem e Afërdita Zykaj.

Të katër personat janë vrarë në një shtëpi.

Më tutje 24 vjeçari Ridvan Zykaj ka shkuar në shtëpinë e djalit tjetër të Demir Zykajt, shtetasit Besim Zykaj. Në shtëpinë e 42 vjeçarit ndodhej e gjithë familja, gruaja e Besimit, Vasilika Zyka, një vajzë e mitur me emrin Sara Zyka, 17 vjeçe si dhe fëmijën 9 vjeçar Ledjon Zykaj.

Ndërkohë vetë prindërit e 24 vjeçarit janë shoqëruar nga policia dhe janë marrë në pyetje

Njoftimi i policisë për arrestimin e Zykajt

Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmes, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit  Ridvan Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës.

Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov.

Autori është shoqëruar në DVP Vlorë, për veprimet e mëtejshme.

Materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ''Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave'', parshikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.

 

Image

Është kapur mëngjesin e sotëm nga policia autori i vrasjes së 8 personave, Ritvan Zykaj.

Policia ka konfirmuar  se autori është kapur afër banesës ku kreu krimin orët e para të mëngjesit.

Operacioni u drejtua nga drejtori i policisë, Ardi Veliu.

Gjatë momentit të arrestimit, autori nuk ka bërë rezistencë.

Gjithashtu i është gjetur edhe arma automatik me të cilën kreu krimin.

I riu i ka hapur zjarr befasisht duke kryer një masakër të vërtetë, vrau 8 persona. 

***

Policia e Shtetit ka kapur autorin e masakrës me 8 të vrarë. 24-vjeçari Ridvan Zykaj është kapur mëngjesin e sotëm. Autori është kapur afër banesës ku kreu krimin orët e para të mëngjesit. Operacioni u drejtua nga nga drejtori i policisë Ardi Veliu.

Në Resulaj të Bashkisë së Selenicës, në Qarkun e Vlorës, u regjistrua pasditen e së premtes një ndër ngjarjet më të rënda në dy dekadat e fundit. 24-vjeçari Ridvan Zyrkaj, ka vrarë pjesëtarët e dy familjeve, kushërinj të parë të babait të tij. Mësohet se në mesin e viktimave nuk janë babai, vëllai apo nëna e autorit. Viktimat e kësaj ngjarje të rëndë janë: Denik Zyka, Hazem Zyka, Afërdita Zyka, Besim Zyka, Sara Zyka, Vasilika Zykaj dhe Ledion Zyka.

Por si ndodhi ngjarja?

Mësohet se fillimisht 24-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e gjyshërive të tij, duke qëlluar mbi dy gjyshërit dhe mbi xhaxhanë e tij dhe bashkëshorten.

Më pas, ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait tjetër që gjendej po aty pranë, duke e lënë atë të vrarë së bashku me gruan dhe dy fëmijët.

I riu i ka hapur zjarr befasisht duke kryer një masakër të vërtetë. Të njëjtat burime saktësojnë se autori njihet si person nevrik.

Zykaj është në kërkim dhe mendohet që policia ka arritur ta identifikojë vendndodhjen e tij, ai është i rrezikshëm sepse lëviz i armatosur.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test