Mustafa e Berisha, fitues të garës së beachvoleyt

Volejboll

Mustafa e Berisha, fitues të garës së beachvoleyt

Nga: Kemajl Goca Më: 25 korrik 2016 Në ora: 18:54
Faton Mustafa e Armend Berisha

Çifti Faton Mustafa dhe Armend Berisha, triumfuan në garën e parë të Kampionatit të Kosovës në beachvoleyt, që u organizua në Ferizaj. Mustafa dhe Berisha treguan paraqitje të jashtëzakonshme dhe i gjunjëzuan me rezultat 2:0 (21:17, 21:13) çiftin Valon Nikçin e Skënder Lajçin. “Vjet dhe sivjet jemi të pamposhtur. Ky është turneu i parë që u mbajt sivjet dhe i fituam të gjitha ndeshjet. Jemi çift i kombinuar  mirë me Armend Berishën. Në Kosovë nuk kemi konkurrencë, jemi më të mirët”, tha Mustafa për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat