Gjeneratë që nuk harrohet, sfidoi Serbinë shoveniste

Volejboll

Gjeneratë që nuk harrohet, sfidoi Serbinë shoveniste

Nga: Kemajl Goca Më: 16 gusht 2016 Në ora: 16:08
Përfaqësuesja e Kosovës në vitet e 90-ta

Në vitin 1991 sporti i Republikës së Kosovës u pavarësua nga ai serbosllav. Nga viti 1991 e deri në atë të 99-tën, sportistët tanë luajtën nëpër fusha të improvizuara dhe vazhdimisht të përndjekur, të maltretuar e të rrahur, të burgosur madje disa edhe u vranë nga okupatori serb. Trajneri i mirënjohur i volejbollit, Xhavit Kajtazi, në profilin e tij në facebook ka postuar një foto, duke e kujtuar gjeneratën e përfaqësueses së Kosovës bë volejboll. “Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll për meshkuj ka funksionuar edhe në rrethana të jashtëzakonshme (1991-1999)...Këta njerëz meritojnë më shumë se një mirënjohje...”, shkruan Kajtazi. Kjo gjeneratë nuk harrohet, gjeneratë e cila sfidoi agresorin serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat