Drita ngadhënjeu në derbin e madh

Volejboll

Drita ngadhënjeu në derbin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 3 tetor 2016 Në ora: 18:06
KV Drita

Kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, e nisi me këmbë të mbarë edicionin e ri në Superligën e Kosovës. Volejbollistet e Dritës në vatër të vet shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Skenderajt, e cila ishte edhe derbi i stinorit vjeshtor. Volejbollistja e Dritës, Adelajda Prenga, që luan në pozitën 4,  për gazetaren kombëtare “Bota sot” deklaroi se ishte fitore shumë e merituar dhe një paralajmërim se do të jenë kandidat kryesor për mbrojtjen e trofeve. “Për të qenë e sinqertë, e mendoja fitoren. Ishte një lojë e mirë, sepse asnjëra nga ekipet nuk kishte lojtare të huaja, duke qenë se edhe unë tashme jam bërë vendore. Fillimi i mbarë gjysma e punës”, tha Prenga. Drita konfirmon formën e mirë në prag të debutimit në garat e Champions Leagues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat