Kosova në grup me Rusinë!

Volejboll

Kosova në grup me Rusinë!

Nga: K.Goca Më: 26 tetor 2016 Në ora: 16:01
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja e Kosovës është në grup të tmerrshëm për kualifikimet për Kampionatin Botëror në volejboll. Është hedhur shorti si për konkurrencën meshkujve po ashtu edhe të femrave dhe Kosova është në një grup të fortë. Te meshkujt, Kosova është në grupin D me Estoninë, Rusinë, Malin e Zi, Rumaninë dhe Hungarinë. Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen në Estoni, nga 23 deri më 28 maj të vitit 2017. Ndërkaq, te femrat, janë grupin C me Bullgarinë, Turqinë, Rumaninë, Zvicrën dhe Malin e Zi. Kualifikimet do të zhvillohen në periudhën 30 maj – 4 qershor të vitit 2017 dhe në fazën tjetër do të kualifikohen ekipet e para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat