Kupa e FVK-së në fundjavë

Volejboll

Kupa e FVK-së në fundjavë

Nga: K.G. Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 12:38
Volejbollistët e Pejës

Zyra e Federatës së Volejbollit të Kosovës njofton se në fundjavë do të zhvillohet njëra nga garat më të mëdha të këtij edicioni në volejboll në konkurrencën e meshkujve. Sipas zyrës së FVK-së, është hedhur shorti dhe priten ballafaqime shumë të forta në gjysmëfinale. “Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ku me 19 nëntor, në orën 15.00 takohen Peja-Prishtina Voley, ndërsa dy orë më vonë Drenica R&Rukolli-Luboteni. Ndeshja finale do të zhvillohet të dielën në orën 16.00”, bëhet e ditur nga FVK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat