Këto vasha nga Gjilani, para 19 vjetësh ishin hit...

Volejboll

Këto vasha nga Gjilani, para 19 vjetësh ishin hit...

Nga: Kemajl Goca Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 16:15
KV Drita e viteve 1997-98, kampione

Mëkati më i madh është se në Republikën e Kosovës shumica e klubeve nuk kanë monografi të tyre, nuk e kanë edhe historikun ashtu si duhet. Sepse arkivat është një dokumentacion i rëndësishëm sepse në vitet e 80-ta po ashtu edhe në ato të 90-tat, kemi pasur një gjeneratë të lakmueshme të volejbollisteve. Një foto interesante është e klubit të volejbollit Drita nga Gjilani në konkurrencën e femrave, pak muaj para se të kërcas lufta në Kosovë. Kjo fotografi është e vitit 1997-98, kur ishin kampione dhe fituese e Kupës së Kosovës. Në foto janë: trajneri Faruk Brestovci, volejbollistet e asaj periudhe: në këmbë janë Lumnije Huruglica, Ibadete Keka, Mimoza Shkodra, Makfire Brestovci, Qitabije Huruglica, Adelina Berisha, ndërsa ulur janë: Ariana Berisha, Kadrije Tosuni, Ganimete Gërbovci, Alije Keka, Shemsie Aliu dhe Fitore Zuzaku. Këto vasha nga Gjilani, para 19 vjetësh ishin hit i volejbollit përkatësisht i sportit në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat