Ilazi, Ah nuse, e fituam kupën e Federatës

Volejboll

Ilazi, Ah nuse, e fituam kupën e Federatës

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 19:29
Loriku e Adelajda

Drita nga Gjilani po bënë kërdinë në volejbollin e Kosovës në konkurrencën e femrave. Drita në finale e mposhti me rezultat 3:1 Kastriotin nga Ferizaj, në takimin që u luajt në Gjilan. Drita tregoi klasin e saj dhe me plotë meritë janë fitues të këtij trofeut. Në foto shihet kremtja e trajnerit Lorik Ilazit me volejbollisten Adelajda Prenga. Ndryshe janë bashkëshortë. Ose si thonë, ah nuse, e fituam trofeun e Kupës së federatës, ndoshta kështu ka dashur të thotë trajneri më i miri në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat