Kadriu: E dimë se si do të luajmë ndaj ekipit me buxhet milionësh

Volejboll

Kadriu: E dimë se si do të luajmë ndaj ekipit me buxhet milionësh

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 15 dhjetor 2016 Në ora: 19:32
KV Skenderaj

Ylli Kadriu mendon për sfidën e kthimit kundër ekipit nga Hungaria, Vasas Obuda nga Budapesti. Skenderaj u përpoq me të gjitha forcat por nuk ia doli që ta befason Vasas-in, duke pësuar me rezultat 3:1, në ndeshjen e parë të Challenge Cup në volejboll (femrat). Kjo ndeshje është zhvilluar në palestrën e sportit ‘Minatori’ në Mitrovicë.  Skenderajasit tash fokusin e kanë që të përgatiten për sfidën e kthimit që do të zhvillohet pas një muaj përkatësisht me 17 janar në Budapest. Trajneri i Skenderajt, Kadriu, u shpreh se ka qenë ndeshje e vështirë dhe ka marrë për bazë edhe buxhetin milionësh që kanë hungarezet.

“Ekipi ynë bëri paraqitje shumë të mirë, kjo ka shumë rëndësi, dhe me pak fat edhe mund ta fitonte tërë takimin, sepse ne filluam shumë mirë setin madje edhe me 7 ose 8 pikë epërsi, por të themi të drejtën, palestra ishte shumë e ftohtë dhe vajzat nuk mund ta mbanin përqendrimin 100 për qind dhe mandej loja fillonte të binte. Nëse i krahasojmë ekipin tonë me financa dhe investime, ne jemi shumë mbrapa ekipit hungarez, pasi ata kanë buxhet milionësh dhe tri lojtare amerikane, si dhe greke, ndërsa ne jemi ekip 100 për qind të Kosovës. Përkundër këtyre gjërave që jemi shumë të pabarabartë, ne zhvilluam lojë shumë të mirë dhe ndoshta me një përqendrim më të madh dhe me një vetëbesim më të madh edhe mund të fitonim, gjithsesi diferencën e bën pikërisht lojtaret e huaja të hungarezeve”, thotë Kadriu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

A besoni se mund ta befasoni Vasas-in në ndeshjen e kthimit? “Ne tani e njohim akoma më mirë ekipin hungarez, dhe e dimë saktë se si duhet të luajmë kundër tyre.  Deri me datën 10 janar kemi kohë të shikojmë rreth ndryshimeve të mundshme, edhe pse do të jetë e vështirë, pasi kërkohet shpenzim në të holla e që klubi ynë nuk mund t’i përballoj, gjithashtu ideja e klubit tonë është që të iu japim hapësirë lojtareve tona që të bëjnë eksperiencë në gara evropiane.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat