Hajdaraj: Ekipi nga Republika Srpska nuk është i pathyeshëm

Volejboll

Hajdaraj: Ekipi nga Republika Srpska nuk është i pathyeshëm

Nga: Kemajl Goca Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 19:44
Bardhyl Hajdaraj në veprim

Peja është e përgatitur maksimalisht dhe nesër (18.00) kërkon fitore kundër ekipit nga Republika Srpska, Mlladosti nga Brçko. Kampioni i Kosovës ndeshjen e parë e ka humbur me rezultat zyrtar 3:0 dhe jo me fajin e tyre, por nuk i lejuan që me pasaportat e Republikës së Kosovës të futen në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës.   Federata Europiane e Volejbollit kishte vendosur çuditërisht ta regjistroi ndeshjen me rezultat zyrtar, duke mos i marrë parasysh pengesat që iu bënë ekipit të Pejës. Megjithatë, pejanët janë të fokusuar për sfidën e kthimit dhe t’i dëshmojnë fuqinë e lojës ekipit nga Republika Srpska.  Volejbollisti më përvojë, Bardhyl Hajdaraj, shprehet se janë të përgatitur në çdo aspekt dhe në anën tjetër shpreson të ketë sa më shumë shikues në takimin që luhet në palestrën sportive ‘Karagaçi’ në Pejë. Si i sheh gjasat e Pejës për të avancuar më tutje në Europe Cup? “Nuk e di çfarë të them për mundësitë tona reale, se po ta kishim luajtur ndeshjen e parë në Bosnjë pak a shumë do të isha i sigurt në sukses ose mossukses, por më afër nuk kemi qenë kurrë. Duhet ta shfrytëzojmë terrenin...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat