Husaj: Lojërat europiane, ëndërr për të gjithë sportistët

Volejboll

Husaj: Lojërat europiane, ëndërr për të gjithë sportistët

Nga: Kemajl Goca Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 19:06
Gazmend Husaj me shokë

Volejbollisti nga Peja, Gazmend Husaj, me ekipin Inegol, përfunduan në mesin e renditjes në stinorin vjeshtor në elitën e volejbollit turk. Inegol u rendit në vend të gjashtë me 18 pikë dhe me gjasa të mëdha për katër vendet e para që i shpie në garat e play-off-it në luftë për titullin e kampionit. Husaj mendon se kanë mundur të dalin edhe më mirë sikur të bënin më pak gabime. “Për momentin jemi në vendin e gjashtë, por jemi me pikë shumë afër vendit të 3-të. Kemi bërë disa gabime të vogla gjatë sezonit të parë dhe për këtë arsye jemi këtu ku jemi. Më pak koncentrim, besoj sezonin e dytë do t’i shlyejmë ato gabime dhe të luftojmë dhe për më lartë”, thotë Husaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Volejbollisti Husaj, ndryshe anëtar i kombëtares së Shqipërisë, tha se synimi kryesorë është të futen në play-off por edhe të sigurojnë një vend në garat europiane. “Tani vetëm jemi në zonën e play-off-it. 8 ekipet e para luajnë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat