Shqipëria dhe Maqedonia në grup të njëjtë

Volejboll

Shqipëria dhe Maqedonia në grup të njëjtë

Më: 12 janar 2017 Në ora: 14:38
Grupet që garojnë kombëtaret

Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë në volejboll (meshkuj) edhe këtë vit do të marrin pjesë në European League. Shorti i hedhur sot deshi që në grupin “A” të jenë Maqedonia, Shqipëria dhe Suedia. Ndërsa grupi “B”  do të përbëhet nga katër kombëtare dhe aty do jenë: Danimarka, Ukraina, Hungaria dhe Izraeli. Dy kombëtaret e para të dyja grupeve do luajnë  në Final For.  Vitin e shkuara përfaqësuesja e Maqedonisë, fitoi medaljen e argjendtë pasi në finale u mund nga Estonia. Maqedonia do të jetë organizator i turneut të parë i cili do të luhet prej 16 deri më 18 qershor, ndërsa Shqipëria do organizojë turneun e dytë.

Ndërsa volejbollistet shqiptare në këto gara të Ligës së Evropës, do të luajnë në grupin “A”, në përbërje të së cilës do jenë edhe tri kombëtare të tjera – Bjellorusia, Finlanda dhe Austria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat