A punohet më mirë te meshkujt apo te femrat në volejboll?

Volejboll

A punohet më mirë te meshkujt apo te femrat në volejboll?

Nga: K. Goca Më: 17 janar 2017 Në ora: 11:19
Gazmend Husaj

Volejbollisti Gazmend Husaj aktualisht luan për Inegol-in në Turqi dhe është anëtar i kombëtares së Shqipërisë, tha se niveli i volejbollit është më i mirë. “Pas luftës për mendim tim niveli ishte më i mirë pa përjashtim. Këtë e ka bërë konkurrenca, siç dihet ka pas disa ekipe me emër që atëkohë ishin në nivel të asaj kohe! Janë veçuar edhe në Ballkan në ndeshje miqësore! Edhe pse tani ka disa shkëndija pas pranimit në instanca ndërkombëtare dhe me prurjen e disa lojtarëve të huaj nëpër disa ekip ka filluar të ngritët niveli. Sigurisht ende jo në nivel të kënaqshëm, por në të ardhmen shpresoj që do të bëhet dhe më mirë!”, thotë Husaj. Çfarë i mungon aktualisht volejbollit, njerëz profesionistë apo kushtet? Për fat të keq të dyja. Në disa ekipe ka kushte dhe punohet më mirë sidomos tek femrat është duke u punuar më mirë. Gjithmonë prurjet vetëm ndikojnë në ngritje niveli asnjëherë ne ulje. Nga njerëzit profesionist gjithmonë mund të marrësh apo të përfitosh ndonjë gjë. Çdo e re do të jetë e mirëpritur për gjeneratat e reja sidomos”, tha Husaj. Volejbollistit pejan i vjen mirë që Drita ka më së shumti shikues: “E përgëzoj Dritën për punën që është duke e bërë ndër vite aty me të reja dhe të moshuara. Treguan që ne dimë të organizojmë dhe të luajmë volejboll në arenën ndërkombëtare! Infrastruktura është e lidhur edhe me shikueshmëri. Palestrat bëjnë shumë ftoftë, pastaj dhe konkurrenca këto janë faktorët që ndikojnë. Me rritjen e punës profesionale dhe konkurrencës nëpër ekipe sigurisht edhe shikueshmëria rritet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat