Vajzat e Prishtinës në rrugë!?

Volejboll

Vajzat e Prishtinës në rrugë!?

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 13:18
KV Prishtina Volley

Shumica e klubeve në Kosovë përballen me kriza financiare. Prishtina Volley, klub i volejbollit në konkurrencën e femrave, është para shuarjes dhe vajzat të mbeten rrugëve! Naser Krasniqi që drejton këtë ekip, ka thënë se klubi është publik dhe jo privat! “Klubi më i trofeshëm në Kosovën e pasluftës në prag të rasformimit. Pasojat e keqmenaxhimit të klubit në kohët e mëhershme kur unë si themelues edhe udhëheqës i klubit nuk isha prezent gati tri vite, po na hakmerren dhe tash jemi ardh në situatë të vështirë kur klubi nuk ka mbështetje institucionale posaçërisht nga komuna që jemi pjesë e saj e cila asnjë cent se ka ndarë për ne vitin paraprak”, thotë Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Rrezikojnë vajzat të mbeten rrugëve? “E vërtet, lojtarët mbesin pa aktivitet. Momentalisht klubi është në vend të katërt dhe për nga cilësia është e barabartë me tri ekipet e tjera të para. Këto ditë do të dalim me vendim më konkret”, tha ai. Krasniqi thotë se kanë pasur kontakte edhe me Kolegjin AAB: “Kemi pasur kontakte me Kolegjin AAB që të vazhdojmë kontratën me ta, por nuk kanë shpreh interesim fare dhe na u kanë përgjigj negativisht”. Prishtina Volley klub publik apo privat? “Klubi volejbollistik Prishtina Volley është klub publik i qytetit i regjistruar në komunë të Prishtinës sikurse edhe klubet tjera me emrin Prishtina”, tregon Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat